Kosova barazon rezultatin në sekondat e fundit

Kosova sot ka zhvilluar ndeshjen kundër Zvicrës në stadiumin “Fadil Vokrri” e cila përfundoi me rezultat të barabartë 2:2.

Vedat Muriqi ishte njeriu i ndeshjes duke i shënuar dy gola dhe duke i jepur mundësinë Kosovës që të qëndrojë ende në lojë për kualifikimin në “Euro 2024”. Goli i barazimit nga Muriqi u shënua në sekondat e fundit para se të përfundonte ndeshja.

Ndërkohë Zvicra arriti të shënojë përmes Freuler dhe autogolit të Rrahmanit.

Kosova është ngjitur në kuotën e katër pikëve pas pesë ndeshjeve të para në grupin I, duke qenë për momentin pesë pikë larg Rumanisë së vendit të dytë.

Ndeshja e radhës për Kosovën është të martën (12 shtator) në udhëtim në Bukuresht kundër Rumanisë.

Zvicra rikthen epërsinë me autogolin e Rrahmanit

Bernard Berisha: Trajneri e kishte përgatitur që ta mbyllnim 0 – 0