Kosova barazon në miqësoren e dytë ndaj Malit të Zi

Ciklin e miqësoreve ndaj Malit të Zi, Kosova e mbylli me barazim. Në përballjen e së premtes, Dardanët nuk e gjetën rrugën e rrjetës, ashtu sikurse edhe kundërshtari dhe si rrjedhojë takimi u përmbyll me shifrat që nisi, 0:0.

Ndonëse dominuan gjatë gjithë ndeshjes e po ashtu krijuan edhe raste, Dardanët nuk u treguan efikase para portës mysafire.

Të përzgjedhurat e Albina Rrahmanit ishin të konsoliduara edhe në mbrojtje, gjë që ia pamundësoi kundërshtarit të rrezikojë portën.

Këto ndeshje i kanë shërbyer përzgjedhëses Rrahmani për të parë formën e futbollisteve të gjeneratës 2006/07 e po ashtu ishin mundësi e mirë për t’u parapërgatitur për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2025, të cilat zhvillohen në muajin nëntor.

Java e katërt në Superligën e Maqedonisë pritet të jetë mjaftë interesante

EKSKLUZIVE – Drita refuzon 200,000 euro nga një klub evropian për Rron Brojën