Kosova ka barazuar dhe ndeshjen e fundit në kualifikimet e botërorit për Katar 2022, nga udhëtimi në Athinë, Dardanët rikthehen me barazim.
Në minutën e 44-të serinë e golave në këtë ndeshje e hapi Masouras, Rrahmani u përkujdes në minutën e 76-të që të shmang humbjen në këtë takim, këtu mbyllet ëndrra e Kosovës për një biletë në Katar 2022.
Ndeshje interesante për kualifikim në botëror u zhvillua në Estadio da Luz, ku Portugalia me barazim arriti të siguron vendin e parë në grupin A.
Në minutën e dytë Sanchez realizoj gol për Portugezët, për të barazuar shifrat Tadic në minutën e 33-të, ndërsa në minutat e fundit Mitrovic arriti të dërgon Serbinë në botëror.
Morata në minutat e fundit të ndeshjes, dërgon Spanjën në Katar, ndeshja në mes të Spanjës dhe Suedisë ishte ndeshje kyçe për fatin e dy kombëtarëve.