Futbollistet e Kosovës janë ngjitur për dy pozita në ranglistën e FIFA-s.
Në Ligën C të Ligës së Kombeve, Kosova pati një barazim pa gola me Bullgarinë, ndërsa mposhti Maqedoninë e Veriut 2:0 dhe 3:1, si dhe Bullgarinë në duelin e fundit, 5:1.
U rendit në vendin e parë të Grupit 5 me 10 pikë në katër ndeshje, pesë më shumë se Bullgaria dhe nëntë më shumë se Maqedonia e Veriut.
Shqipëria ka rënë për një pozitë dhe aktualisht zë vendin e 73-të me 1336.66 pikë.
Spanja është e para në listë, ndërsa përcillet nga SHBA-ja, Franca, Anglia dhe Suedia. /Gazeta Olle/