Kosova apo Prishtina, ‘luftë’ futbolli në Vushtrri?

Kampioni në fuqi, Kosova nga Vushtrria, ka nëntë ndeshje rresht që nuk dinë për humbje në elitën e futbollit. Vushtrriasit nesër (në orën 15.00) ballafaqohen me ekipin me renome Prishtina, e cila në katërt ndeshjet e fundit ka katër fitore radhazi.

Dy ekipe që njohin fortë mirë njëra – tjetrën dhe sa herë ballafaqohen mes vete dhurojnë lojëra të forta e të paqarta deri në fund. Prishtina kërkon pikë në luftë për titullin e kampionit, ndërsa vushtrriasit të vazhdojnë serinë pozitive të rezultateve. Futbollistët e Kosovës janë të mobilizuar edhe për tri pikë të reja pas asaj fitoreje në Pejë me rezultat 3:2 kundër Besës.

Mesfushori i Kosovës, Dior Zabërgja, shprehet se është një ndeshje shumë e vështirë, por ka besim se mund të dalin me rezultat të favorshëm. “Pikat tona kryesore janë se jemi ekip homogjene, atmosfera brenda zhveshtoreve është shumë e mirë, luajmë vetëm të bëjmë ndeshje të mirë”, tha Dior Zabërgja, futbollist i Kosovës.

Ndryshe, Prishtina po mendon vetëm për pikë të plota në këtë përballje sipas kapitenit Driton Krasniqi. “Në Vushtrri shkojmë vetëm për fitore”, tha Driton Krasniqi.