Kosova A, miqësore me Shqipërinë U20

Kosova A në konkurrencën e femrave po përgatitet maksimalisht për Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, ku do të debutojë në garat ndërkombëtare.

photo by: @besim.mydyti

Basketbollistet e Kosovës A kanë stërvitur dy herë në ditë, kurse sot (e premte) do të zhvillojnë miqësore ndaj Shqipërisë U20 (F).

Kjo miqësore do t’i përshtatet përzgjedhësit Fidan Shatri për të parë formën e lojtareve para garave ndërkombëtare. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 17:00 në palestrën “Dhimitraq Goga” në Durrës.

Në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, që do të zhvillohet nga 20 deri më 25 Korrik në Qipro, vashat dardane janë në grup me Qipron dhe Luksemburgun.

Kjo është hera e parë që Kosova A do të garojë zyrtarisht në arenën evropiane, ku shpresohet në paraqitje sa më të mira.

/Gazeta Olle/

ZYRTARE: Arbëria blindon mbrojtjen me dy futbollistë të dëshmuar

EKSKLUZIVE: Almir Kryeziu drejt skuadrës së madhe kosovare, në këto momente po diskutohen detajet financiare