Kosov U15 shënon fitoren e parë në turneun që po mbahet në Turqi

Në Edirne të Turqisë është duke u zhvilluar turneu i FIBA Europe Youth Development Fund për grupmoshat U15 (djem/vajza), në të cilin janë duke marr pjesë pesë shtete si: Turqia, Kosova, Rumania, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut.

Sot vashat “Dardane” janë mundur nga Rumania me rezultat 53:42.  Ndërkohë fitore Kosova ka realizuar në ndeshjen ndaj Rumanisë në konkurrencën e meshkujve, ku “Dardanët” e rinj kanë triumfuar ndaj Rumanisë me rezultat 65:56.

Humbje kanë pësuar vashat dhe djemtë e rinj në dy ndeshjet e para tw zhvilluara nw fundjavwn qw e lamw pas. Djemtë kanë përjetuar humbje nga Bullgaria me rezultat 67:71, kurse vajzat e humbën ndeshjen nga Bullgaria me rezultat 84:43. Humbje kanë regjistruar edhe nga Turqia, ku djemtë janë mundur me rezultat 101:40, kurse vajzat kanë pësuar disfatë me shifrat 71:44.

Ndeshjet e fundit Kosova i zhvillon të martën ndaj Maqedonisë së Veriut,  ku vajzat e fillojnë ndeshjen nga ora 12:00, derisa djemtë nga ora 14:00.

Njëherësh ky është turneu i fundit i këtij cikli të FIBA Europe Youth Development Fund, në të cilin projekt së bashku janë Turqia, Kosova, Rumania, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut.

Prishtina afër goditjes së madhe nga kampionati maqedonas

Përquku dhe Tuhina optimiste për Kampionatin Evropian të shteteve të vogla