‘Koritet’ Real Madridi, se jep stadiumin

Impianti i finales së Kupës së Mbretit, që do të zhvillohet më 30 maj, kthehet sërish në cështje. Edhe pse Federata Spanjolle e Futbollit, e ka parashikuar luajtjen e kësaj sfidë në “Santiago Bernabeu”, nga kampi madrilen vijnë sinjalet e parë që e hedhin poshtë këtë mundësi, duke nxjerrë si pretekst skuadrën e dytë që drejtohet nga Zinedine Zidane.

Sipas Los Blancos, më 30 maj Castilla me shumë mundësi në këtë datë do të luajë përballjen Play off për ngjitjen ne Segunda divizion, dhe sikurse e kërkon traditë, në këtë rast hapen dyert e “Santiago Bernaneut”.

Sezoni i rregullt i grupit të dytë të dytë në nivelin e tretë të futbollit spanjoll mbyllet më 17 maj, ndërsa datat 23, 24 dhe 30 dhe 31 maj, janë rezervuar për sfidat play off.

Më shumë se një arsye reale, duket një justifikim i klubit madrilen për të mos i dhënë mundësi Barcelonës që të festojë pikërisht në mitikun “Bernabeu”.

E njëjta situatë u përjetua edhe në fund të sezonit 2011-2012, me finalen e e Kupës së Mbretit që u zhvillua në Vicente Calderon, pasi Santiago Bernabeu mbylli dyert.