Korenica: Ne e dhamë më të mirën e mundshme dhe e kthyem rezultatin

Ballkani ka marrë fitoren e parë në grupet e Ligës së Konferencës, teksa ka mposhtur skuadrën turke Sivasspor me rezultat 3-4.

Ishte kjo ndeshja e tretë në Grupin G për suharekasit që kanë tanimë një fitore, një barazim dhe një humbje.

Pas ndeshjes, Meriton Korenica tha se kjo ishte fitore e madhe, teksa potencoi se dhuruan më të mirën nga vetja.

“Ka qenë kënaqësi e veçantë pasi ka qenë fitore historike. Ne e dhamë më të mirën e mundshme dhe e kthyem rezultatin. Falënderoj të gjithë që kontribuan dhe e dhamë këtë rezultat”, tha Korenica për Art Sport1.

Korenica realizoi njërin nga golat e fitores së Ballkanit, në minutën e 66-të. /Gazeta Olle/ 

Daja kërkon mbështetjen e gjithë Kosovës në ndeshjet e ardhshme të Ballkanit

Thaqi: Deri sot kemi qenë të kënaqur me pjesëmarrje, por kjo fitore na hapë rrugë për diçka të madhe