Korenica flet pas ndeshjes, ka një dëshirë të madhe për ndeshjen e kthimit

 

Sulmuesi anësor i Ballkanit, Meriton Korenica është shprehur i kënaqur me fitoren kundër Klaskvik.

Kampioni i Kosovës mundi skuadrën nga Ishujt Faroe, me rezultat 3-2, në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Konferencës.

Korenica shënoi një supergol në këtë fitore dhe është i bindur se skuadra e tij do të kualifikohet në rrethin tjetër.

“Fitore e merituar nga jonë dhe një pakujdesi nga ana e jonë pësuam dy gola”.

“Do ta analizojmë lojën më mirë dhe besoj se atje nuk bëjë këso gabime. Ne na intereson loja jonë. E kemi treguar kundër Zalgiris, dhe ne ndeshjen e ardhshëm shihet se kush do të kualifikohet”.

“Goli motiv shtesë dhe shpresoj se do të shënoj edhe lojën tjetër”, ka thënë Korenica. /Telegrafi/

Përfundon ndeshja e parë, Ballkani 90-të minuta larg historisë

Shkupi mposhtet në ndeshjen e parë nga Shamrock në Irlandë