Koreanët e Trepçës i frikësohen televizorit!

Prej disa ditësh katër futbollistë koreanë janë duke u testuar te Trepça. Ata në bazë të pasaportave që posedojnë vijnë nga Republika e Koresë, mirëpo tek klubi mitrovicas kanë nisur të dyshojnë se ata vijnë nga Korea e Veriut, e cila njihet për regjim të ashpër nga qeveria e këtij vendi.

Këto dyshime kanë ardhur kur ndihmës trajneri Sheremet Isufi, u ka dërguar atyre në banesë televizorin. “Ata e kanë një banesë shumë të mirë në të cilën i kemi vendosur. Trajneri Sheremet Isufi u ka dërguar atyre një televizor, mirëpo kur e kanë parë ata, kanë reaguar keq, duke mos dashur ta pranojnë fare. Sidoqoftë televizori ka mbetur aty”, ka deklaruar një zyrtar i Trepçës për Gazetën Olle, duke mos dashur t’i identifikohet emri.

Koreanët janë regjistruar në FFK dhe do të mbesin në klub edhe për një kohë. (Gazeta Olle)