Koreanët e Trepçës flasin për futbollin kosovar

Katër koreanët që po testohen te Trepça, janë folur për herë të parë për përshtypjet e para të tyre për futbollin kosovar.

Edhe pse jo të gjithë dinë gjuhën angleze, ata përdorin telefonat për t’u kuptuar me bashkëlojtarë.

Prej tyre vetëm Song Young Won, flet ngapak anglisht.
“Agjentët korean na sollën në Kosovë te ekipi i Trepçës. Më pëlqen loja këtu, pasi është e fortë e me presion”, deklaroi Won për Klan Kosovën.

 E gjuha sipas tyre nuk është shumë problem. “Nuk kemi problem ne flasim pak anglisht edhe lojtarët kosovar e kuptojnë këtë gjuhë por i shfrytëzojmë edhe telefonat mobil”, shprehet Dek Song Young Won.

Trepça po i pret edhe një brazilian, ukrainas dhe një ganez. (Gazeta Olle)

 

Foto: Koreanët me gazetarin e Klan Kosova, Naim Selmani