Korab Hasani: Më dhimbset axhi im me kë ka punë

Flamurtari është eliminuar nga Digitalb Kupa pas ekzekutimit të penalltive, pasi ndeshja e rregullt përfundoi 2:2. Kapiteni i Flamurtarit, Korab Hasani, për eliminimin e akuzon gjyqtarin kryesor të takimt, Tefik Malokun. “Më dhimbset axhi im (Përparim Hasani) që ka punë me këso gjyqtarësh siç është ky Tefik Maloku. Është mëkat së pari që ky njeri referon para ekraneve në një ndeshje që transmetohet live”, pohoi Hasani për ‘Gazetën olle’.

Hasani nuk harron që ta uroj Dritën për fitoren, por insiston se ajo u ndihmua nga gjyqtarët. “Sa i pëkret ndeshjes unë ja urojë fitoren Dritës, por ishte pa meritë, pasi ne ishim më të mirë dhe fati nuk ishte në anën tonë. Duke ja shtuar të gjithë kësaj edhe ndikimin e Tefik Malokut që ka ndiku direkt në rezultat”, përfundoi Hasani.