Konyaspor mposhti Adana Demirspor 1-0, festa e lojtarëve emocionuese për shokun e tyre të skuadrës që humbi jetën në aksident trafiku

Konyaspor mposhti Adana Demirspor në shtëpi me golin e vetëm të Rahmovic i cili tundi portën e Adanas në minutën e 53-të.

E gjithë skuadra u emocionua shumë pas golit të shënuar, ky ishte goli i parë pas vdekjes së Ahmet Calik i cili humbi jetën në një aksident para disa ditësh në Turqi.

Bomberi i Kombëtares Shqiptare u inkuadrua në minutën e 69-të, duke zëvendësuar sulmuesin Koka, por që deri në fund Sokol Cikalleshi nuk arriti të lë gjurmë në ndeshje.

Konayspor mbetët skuadra e vetme e cila po e ndjekë liderin Trabzonspor, me 42 pikë renditen në vendin e dytë, Adana Demirspor me këtë humbje zbresin në vendin e gjashtë pas 22 ndeshjeve.

FC Struga njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me dy lojtar

Përfundon ndeshja në American Express Community Stadium, blutë gabojnë përsëri