Kontribuoi me asist ndaj Juventusit, kjo është nota e Gjimshitit

Soccer Football - Serie A - Juventus v Atalanta - Allianz Stadium, Turin, Italy - March 10, 2024 Atalanta's Berat Djimsiti in action with Juventus' Samuel Iling-Junior REUTERS/Massimo Pinca

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, zhvilloi një tjetër paraqitje dinjitoze me fanellën e Atalantës, në duelin ndaj Juventusit. 31-vjeçari kontribuoi me asist në barazimin 2-2 që bergamaskët regjistruan në transfertë ndaj “Zonjës së Vjetër”. 

Gjimshiti dhuroi asistin e golit të barazimit të shënuar nga Kopmeiners në minutën e 75-të. Shqiptari u vlerësua me notën 7.3 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, teksa arriti të fitonte 4 nga 6 duelet me kundërshtarët.  

Sulmi dhe mbrojtja më e mirë në kampionat, Ferizaj i Arsim Abazit me plotë meritë në krye të Grupit B

Në sekondën e fundit, Roma rrëmben një pikë në Firence (Video)