Kontratë pa limit, Krasniqi paralajmëron futbollistët që në fillim

Ramiz  Krasniqi është trajner i Prishtinës. Lajmi u zyrtarizua nga klubi në konferencën për shtyp të klubit bardhekaltër të martën, në të cilën pos trajnerit Krasniqi ishin të pranishëm edhe nënkryetari Afrim Muçiqi dhe drejtori Sokol Krasniqi.

Në fjalët e para si trajner i Prishtinës, Krasniqi e dha një mesazh të qartë për futbollistët, transmeton Gazetaolle.com.

“Ata që nuk e kanë karakterin për ta djersitur këtë fanellë, nuk kanë vend këtu. Dua ta krijojmë një skuadër me shpirt luftarak, të bashkuar dhe që kërkon gjithmonë të fitojë”, tha ndër tjera Krasniqi.

Kontrata e tij me Prishtinën është e pa limituar, që do të thotë se do të qëndrojë në shtëpinë bardhekaltër deri sa rezultatet do të flasin në favor të tij. /Gazeta Olle

11165959_10206395843397582_809196353_n

11121680_10206395818636963_1983321229_n