Kontrata e re e Championsit, përfitojnë klubet shqiptare

Bashkëpunimi mes UEFA-s dhe ECA-s është rritur ndjeshëm. Kreu i ECA-s, Karl-Hainc Rumenige, ka arritur të marrë më shumë investime nga UEFA për dy evenimentet Champions dhe Ligë Europe. ECA ka nënshkruar kontratën e re për tre sezonet e ardhshme 2015-2018 me UEFA-n për përfitimet që do të kenë klubet nga Champions dhe Ligën e Europës.

Duke filluar nga sezoni i ardhshëm do të shpërndahen 1.64 miliardë euro në sezon për klubet që do të marrin pjesë në Champions dhe Ligën e Europës. Gjithashtu edhe FIFA garantoi një shumë prej 209 milionë dollarësh për secilin botëror 2018, 2022, për të “shpërblyer” klubet për lojtarët që do të aktivizohen në dy botërorët e ardhshëm. Nga shifrat e bëra zyrtare, fituesi i Champions-it do të përfitojë nga premiot, të drejtat televizive, biletat dhe marketingu, afro 100 milionë euro.

Tabela më poshtë krahason fitimet aktuale me ato nga sezoni i ardhshëm. Përfitojnë dhe ekipet shqiptare Premiot e UEFA-s janë rritur edhe për klubet e fazës eliminatore. Për këtë fazë do të jepen 78.6 milionë euro. Por nga kjo premio do të përfitojnë edhe klubet shqiptare. Kampionët e Shqipërisë do përfitojnë 250 mijë euro duke iu shtuar kështu 50 mijë euro. Nëse shkojnë në turin e dytë të Champions-it, do të përfitojnë 300 mijë euro dhe në turin e tretë 400 mijë euro. Edhe në Ligën e Europës do ketë përfitime. Pjesë- marrja në turin e parë vlen 200 mijë euro, në të dytin 210, si dhe në “play-off” 230 mijë euro.