Skuadra e Ballkanit pati sukses edhe këtë vit në futbollin vendor, duke fituar për herë të dytë në histori titullin kampion të Superligës.
Ballkani në krye me Ilir Dajën fituan dy herë radhazi titullin, si dhe triumfuan në Superkupë në muajin janar.
Pas përfundimit të sezonit, do të ketë ndryshime edhe tek klubi i Ballkanit – ku priten të afrohen disa lojtarë, por edhe do largohen.
Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se një nga lojtarët që mund të ndryshojë ambient tek klubi nga Theranda është Bekteshi.
Leotrim Bekteshi ka kontratë deri në vitin 2024 me klubin e Ballkanit, megjithatë ai mund të jetë një nga lojtarët që pritet të ndryshojë ambient.