Konoplyanka ende mendon për gjigantin anglez

Anësori i Dnipro, Yevhen Konoplyanka thotë se nuk i vjen keq qe nuk është bashkuar me Liverpool janarin e kaluar.

Reds u përpoq të nënshkruajë me Konoplyanka në afatin e dimrit, por kjo nuk u bë pavarësisht negociatave të gjata.

Anësori ukrainas thotë se atij do t’i pëlqente që të shkojë në Anfield, dhe shpreson që ndeshja finale e Europa League kundër Sevilla do ta ndihmojë.

“Më vjen keq që nuk u bashkova me Liverpool kur ata më donin mua. Finalja e Ligës së Evropës do të më ndihmojë t’a harroj atë!”, tha Komopyanka për ‘Sportske Novosti’.

Konoplyanka së bashku me Nikola Kaliniç, Bruno Gama, Douglas dhe portieri Denis Bojko, ka luajtur të gjitha 14 ndeshjet e Dnipro në Ligën e Evropës ndërsa pritet të luajnë edhe me 27 maj në finalen e Varshavës.