Konfirmohet: Të hënën, takimi UEFA – FFK

Delegacioni i FFK-së në krye me Fadil Vokrrin kryetar dhe sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu, të hënë më 9 mars në selinë e UEFA-s do të kenë takim me zyrtarë të nivelit më të lartë të UEFA-s.

Në bazë të shumë takimeve të mëparshme me zyrtarë të lartë të UEFA-s, palët janë dakorduar që të vazhdohet me takime të nivelit të lartë, në mënyrë që të përgatitet FFK-ja për anëtarësim në UEFA, përkatësisht për përgatitjen për aplikim dhe tejkalimin e pengesave ligjore dhe statutare për pranim të FFK-së në këtë institucion. (Gazeta Olle)