Konfirmohet super-transferimi i parë i Valverdes te Barcelona (FOTO)

Transferimi i parë i Barcelonës këtë verë vjen nga Brazili. Trajneri i ri i Barcelonës, Ernesto Valverde, dëshiron që në ‘Camp Nou’ të sjellë mbrojtësin Yerri Mina.

22 vjeçari kolumbian është pjesë e Palmeiras.

Mina është pjesë e Palmeiras që nga viti 2016, dhe deri më tani ka regjistruar 13 paraqitje dhe ka shënuar katër gola.

 

Ndërkohë, futbollisti i Barcelonës, Gerard Deulofeu ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Milan, të paktën edhe në sezonin e ardhshëm.

Por, lojtari nuk dëshiron që të rikthehet as te Everton.

Kështu, Deulofeu dëshiron të mbetet në Milan dhe të luajë vazhdimisht, pasi synon të luaj me Spanjën në Kupën e Botës.

Deulofeu ishte huazuar në Milan nga Evertoni gjato dimrit.