Konfirmohet super-transferimi i parë i Interit me Spallettin (FOTO)

Në ditën e prezantimit të Luciano Spalleti, Inter vazhdon të punojë në merkato për të forcuar një ekip që faktikisht zhgënjeu në sezonin e kaluar.

Trajneri i ri ka ndërmend të aplikojë vendosjen 4-2-3-1 dhe për këtë duhen futbollistë të përshtatshëm, sidomos në sulm.

Emrat e dëshiruar janë ato të Lucas Moura dhe Bernardeschi, ndërsa është më e vështirë rruga që të çon te Di Maria.

Ndërkohë, Perisic, Brozovic e Murillo i kanë bërë lavixhet gati.

Shumë nga strategjitë e Inter do të varen nga e ardhmja e Perisic, që vazhdon të jetë një objektiv i Manchester United, por për momentin 40 milionë eurot e ofruara nga “djajtë” nuk konsiderohen si të mjaftueshme, duhen të paktën 50 milionë.

Edhe Brozovic, pasi zhgënjeu në sezonin e fundit, mund t’i shitet blerësit më të mirë. Gjithsesi, edhe në këtë rast zikaltërit nuk kanë ndërmend të bëjnë konto. Drejt largimit është edhe kolumbianit Murillo.

Inter, Bernardeschio Lucas per SpallettiPiù lontano Di Maria

Ndërkohë, dy ditë më parë drejtuesit e Inter janë takuar me ata të Paris SG për të marrë Lucas Moura dhe Angel Di Maria.

Nga biseda u kuptua se mund të arrihet marrëveshja me për brazilianit, ndërsa argjentinasi do të qëndrojë në “Parc des Princes” edhe për një sezon.

Kjo i ka shtyrë drejtuesit zikaltër të nisin punën për blerjen e Bernardeschi nga Fiorentina, futbollist që është i piketuar edhe nga Juventus e Napoli.

Talenti “vjollcë” është edhe futbollisti i kërkuar nga Spalletti.

Inter, Bernardeschio Lucas per SpallettiPiù lontano Di Maria