Konfirmohet skuadra e Di Marias për sezonin e ri

Barcelona është shumë pranë konfirmimit të nënshkrimit me yllin e Paris Saint-Germain Angel Di Maria.

Gjigantët katalanas po kërkojnë një zëvendësues për Neymar, i cili së fundi u bashkua me PSG-në dhe emrat që përfliten për zëvendësimin e tij janë Di Maria, Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembele.

Di Maria është duke u rikthyer në Spanjë, pasi më parë ka luajtur për Real Madrid.

Vendi i tij në formacionin e PSG-së është i rrezkuar pas ardhjes së Neymar.

Mbyllja e shpejtë e marrëveshjes do të ishte në interesin e Barcelonës, e cili do të jetë dhe pa sulmuesin Luis Suarez për një muaj pasi uruguajani mori një lëndim në gju gjatë humbjes ndaj Real Madridit.