Konfirmohet shumica, 43 delegatë të pranishëm në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së

Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka filluar punën e tij.

Kuvendi po mbahet në ambientet e FFK-së, pa praninë e gazetarëve.

Janë 43 delegatë që janë prezentë në këtë Kuvend, me disa nga klubet që kanë refuzuar të marrin pjesë në të.

Gjithsej në total kanë qenë 58 delegatë të ftuar, megjithatë është plotësuar kuorumi për mbajtjen e Kuvendit.

Agim Ademi është kandidati i vetëm në garë për kryetar të FFK-së, pasi Gramoz Vokrri u eliminua nga kjo garë për shkak të disa nënshkrimeve të delegatëve të cilat ishin shpallur të pavlefshme nga FFK. /Gazeta Olle/

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi: Kërkojmë nga ju të respektohen të gjitha aktet normative

Valon Zymberi: Do të jemi deri në fund me Gramoz Vokrrin, ky kuvend është i jashtëligjshëm