Konfirmohet raportimi nga Olle, Lorik Boshnjaku prezantohet te Suhareka

Ashtu siç ka raportuar Gazeta Olle në mëngjesin e ditës së sotme, ashtu edhe ndodhi.

Lorik Boshnjaku është zyrtarisht futbollisti më i ri i skuadrës të inkuadruar në Superligë, FC Suhareka.

Ka qenë faqja zyrtare e Suharekës që ka konfirmuar se Boshnjaku ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare me klubin.

Boshnjaku është prezantuar nga presidenti i klubit Rrustem Aliaj, derisa aty ishin edhe drejtuesit tjerë të këtij klubi si Shaqir Rrahmanj, Jetmir Bytyqi e Bajram Sherifi.

Postimi i plotë nga FC Suhareka:

Ju prezantojmë transferimin e ri dhe të parin për këtë merkato mesfushorin Lorik Boshnjaku i cili bashkohet me klubin tonë me kontratë 3-vjeçare.

Pas një eksperience në Shqipëri tek Vllaznia Boshnjaku rikthehet në futbollin Kosovar ku më parë ishte pjesë e Prishtinë për vite të tëra.

Prezantimi i futbollistit është bërë në ambientet e BSR Group në pronësinë e aksionarit tonë të klubit z.Shaqir Rrahmanaj gjithashtu në prezantim të futbollistit ishte i pranishëm presidenti i klubit tonë z.Rrustem Aliaj, z.Jetmir Bytyqi dhe drejtori menagjerial z.Bajram Sherifi që udhëtuan drejt Zvicrrës për të nënshkruar kontratën.

Ditëve në vijim do bëhet prezantimi në fanellat e FC SUHAREKA. /Gazeta Olle/

 

Shqipëria në EURO 2024: Ishim mirë kur ishim keq!?

Dita e ndeshjes: Kosova luan në udhëtim te Norvegjia