Konfirmohet nga Giresse, Kurtulus nuk do të jetë pjesë e Dardanëve

Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse e konfirmoi në konferencën për media se mbrojtësi Edvin Kurtulus iu është bashkuar kombëtares së Suedisë.

Kurtulus ishte kapiten i Kosova U21 dhe së fundmi u ftua edhe nga ekipi A i Kosovës nga Giresse.

Megjithatë, Kurtulus ka vendosur të mos i bashkohet Kosovës, por Suedisë, aty ku edhe luan futboll profesionist.

Kurtulus me Kosovës U21

Trajneri francez se zgjedhjet e lojtarëve ishin sportive, ndërsa për mbrojtësin tha se ishte zgjedhje e tij largimi nga Përfaqësuesja e Kosovës.

“Këto janë zgjedhje sportive. Edvin Kurtulus ka shprehur dëshirën t’i bashkëngjitur Suedisë”, ka thënë fillimisht Giresse.

“Me pjesën e mbetur do t’u përgatisim katër ndeshje. Pres pyetjet tuaja”, përfundoi francezi. /Telegrafi/

 

Edvin Kurtulus tradhton Kosovën

Zyrtare: Rashani dhe Hadergjonaj do të mungojnë në ndeshjet e qershorit