Konfirmohet: Lazio e do Hysajn

Menaxheri i futbollistit të Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, mund t’i bashkohet Lorik Canës dhe Etrit Berishës te skuadra e Lazios.

Menaxheri i tij e ka konfirmuar interesimin e klubit kryeqytetas, por duke mohuar faktin që momentalisht ka ndonjë ofertë konkrete, transmeton Gazetaolle.com.

“Lazio e ndjek prej kohësh Elseidin, por tani për tani nuk ka ndonjë ofertë zyrtare. Jemi duke e pritur afatin kalimtar dhe më pas do t’i kuptojmë gjërat më mirë”, ka deklaruar ai.

Për Hysajn janë të interesuara edhe dy skuadrat gjermane, Hannover dhe Stuttgart.