Konfirmohet largimi i radhës nga skuadra e Feronikelit

Feronikeli ka nisur fazë përgatitore për sezonin e ri, por në mungesë të shumë futbollistëve të larguar.

Largimin nga kjo skuadër e ka konfirmuar edhe Burim Sadiku, i cili ishte pjesë e stafit të klubit nga Drenasi, shkruan Gazeta Olle.

“Pëshendetje Miq Permes këti njoftimi ju njoftoj se nuk jom Pjes e Stafit te FcFeronikeli Desha te falenderoj Legjenden e Shqiptarise Klodian Duro për mundësin e dhëne për te qene pjese e Stafit te tij”, ka shkruar Sadiku.

Kujtojmë se para disa ditësh drejtuesit e Feronikelit vendosën t’i besojnë trajnerit Faruk Elshani për ta drejtuar ekipin në edicionin e ri.

Gjithashtu u premtuan edhe prurje të reja, të cilat pritet të prezantohen në vazhdim.

/Gazeta Olle/ 

Hendbollistet e reja pësojnë nga Islanda, nesër e zhvillojnë ndeshjen e fundit

VAR-i në Superligë nga edicioni i ri, FFK e konfirmon një gjë të tillë