Konfirmohet largimi i radhës nga Feronikeli, futbollisti ndahet me klubin pas një kohe të gjatë qëndrimi

Vazhdojnë ‘divorcet’ e futbollistëve me klubin e Feronikelit.

Astrit Thaqi është lojtari i radhës që i jep fund aventurës së tij me skuadrën nga Drenasi, shkruan Gazeta Olle.

Mbrojtësit të njohur kosovar i skadon kontrata me klubin, andaj nga dita e sotme ai do të jetë lojtar i lirë.

Njoftimi ka ardhur nga vetë futbollisti.

“Permes keti postimi ,dua te ju njoftoj se ky mund te jet viti im i fundit ne fanelen e Feronikelit ,sot perfundon kontrata ime ,nga sot jom lojtar i lire. Respekt A.TH”, ka shkruar Thaqi në rrjete sociale.

Thaqi kishte ardhur te Feronikeli para tetë vitesh nga Ramiz Sadiku, dhe që nga atëherë i ka qëndruar besnik klubit.

/Gazeta Olle/ 

Italia e frikshme, mposhtë lehtësisht Zvicrën dhe kalon siguron kalimin nga Grupi A

Drenica ‘blindon’ futbollistin e njohur edhe për sezonin e ri