Këtë gjë e ka konfirmuar vetë mbrojtësi përmes një njoftimi në rrjete sociale, shkruan Gazeta Olle.
“Ju njoftoj se nuk do te jem me pjese e KF Ulpianes dhe jam lojtar i lire. I falenderoj te gjithe ata qe ishin pjese e klubit dhe iu uroj suksese ne vazhdim”, ka shkruar Makolli.
Makolli i cili e ka bartur edhe shiritin e kapitenit te skuadra lipjanase, e cila në edicionin e ardhshëm do të garojë në elitë, tashmë do të kërkojë skuadër të re.
Kujtojmë se vite më parë futbollisti shtatlartë ka qenë pjesë e kampionit aktual të Kosovës, Prishtinës.
/Gazeta Olle/