Konfirmohet largim i rëndësishëm nga Arbëria

Almir Kryeziu nuk do të jetë më pjesë e Klubit Futbollistik “Arbëria”.

Anësori 22-vjeçar e ka konfirmuar ndarjen e tij nda skuadra dobrajase përmes një postimi në rrjete sociale.

Gazeta Olle kishte raportuar ekskluzivisht gjatë ditës së sotme se Kryeziu po negocion detajet e fundit të kontratës me skuadrën e Gjilanit, tek e cila pritet të transferohet.

Njoftimi i plotë nga Kryeziu: 

Faleminderit Arbëri 🔴⚫️

Me i gjete fjalet ne te tilla momente, eshte gjeja me e veshtire por duhet ta bejm!

Te dashur tifoz dhe dashamires te klubit, ketu perfundon rrugetimi im te klubi Arberia.

Nga zemra dua te shprehe gjithe falenderimin dhe admirimin tim per secilin nga ju, per kryesine e klubit, trajnereve qe kemi punuar bashk, per tifozet stuhia e kuqe, per qytetaret e Dobrajes dhe Lipjanit, qe me dhane aq shume dashni e perkrahje gjithmone.

Ishin keto 3 vite e gjysme qe une nuk do ti harroj asnjehere ne jeten time. U rrita tek ju, edhe ne moshe edhe profesionalisht.

Faleminderit per gjithcka qe me dhuruat. Une kam dhene 101%-shin nga vetja per ju.
Faleminderit qe me bete te ndihem aq i pranuar tek ju!

Une kete emblem dhe keta tifoz do i mbaj ne zemren tem gjithmone.

Shpresoje qe nje dite do te rikthehem perseri tek ju, ndoshta ne nje forme tjeter.

Ju kam ne zemer gjithmone.

Almir Kryeziu

/Gazeta Olle/ 

Ademi: Edicioni i ri me shumë risi, projekte e avancime

Granit Xhaka e kalon kohën e lirë duke shëtitur me vajzën e tij