Konfirmohet lajmi i raportuar nga Olle, Challandes e fton Jasharin për ndeshjen me Spanjën

FFK e konfirmon se futbollisti i Dritës, Muharrem Jashari është ftuar nga Challandes për ndeshjen me Spanjën.

Gazeta Olle raportoi ekskluzivisht gjatë ditës së sotme se mesfushori i Dritës është zgjedhja e përzgjedhësit të Kosovës, në mungesë të Lirim Kastratit dhe Besar Halimit.

Kastrati dhe Halimi nuk do të kenë të drejtë paraqitjeje në ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin “Katari 2022” kundër Spanjës për shkak të pezullimit me kartonë.

Dardanët, sot, do të kenë vetëm rigjenerim në hotel, pasi lojtarët që nuk u aktivizuan në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Greqisë dhe ata që hyrën si zëvendësueses kanë bërë stërvitje mbrëmë pas ndeshjes.

/Gazeta Olle/

Zbulohet biseda mes Messit me zyrtarëve shëndetësor të Brazilit pas anulimit të ndeshjes

Kosova U21 sot është nisur për në Londër, të martën ndeshja ndaj Anglisë