Konfirmohet lajmi i Gazetës Olle, Gjilani prezanton Arbër Prekazin

Arbër Prekazi është futbollisti më i ri i SC Gjilanit.

Mbrojtësi me përvojë të madhe në futbollin kosovar tanimë edhe zyrtarisht i është bashkuar skuadrës kuqebardh.

Ashtu siç paralajmëroi gjatë ditës gazeta më e madhe sportive në vend, Gazeta Olle edhe ndodhi, Arbër Prekazi është ‘Skifteri’ më i ri.

Ka qenë faqja zyrtare e SC Gjilanit që nëpërmjet një video ka zyrtarizuar ardhjen e Prekazit në Gjilan.

Lojtari do të vazhdoj t’i mbetet besnik numrit 33 edhe te Gjilani, numër që e kishte bartur edhe në skuadrat e mëparshme ku ka luajtur.

Vlen të theksohet se Gjilani ka paguar një dëmshpërblim te Ballkani, skuadër me të cilën Prekazi kishte kontratë edhe për një vit. /Gazeta Olle/

Shkëndija turpërohet në Slloveni, mposhtet thellë nga Mura

Ramadani prononcohet pas humbjes së dytë: Jam i kënaqur me lojën, duke marrë parasysh çfarë kundërshtari patëm përballë