Konfirmohet interesimi i Real Madridit për Vedat Muriqin

Real Madridi është në treg për një tjetër sulmues dhe ka shprehur interesim për yllin shqiptar të RCD Mallorva, Vedat Muriqin.

Skuadra e Carlo Ancelottit është e prirur të nënshkruajë një mbështes të besueshëm për Karim Benzema, i cili ka pasur disa probleme me lëndime këtë sezon.

Klubi nuk pret që Benzema të jetë në gjendje të fillojë të gjitha ndeshjet e mbetura të klubit për shkak të problemeve të tij, të cilat kishin çuar në një kërkim për një sulmues tjetër.

Sipas gazetave Il Tempo dhe Fichajes, Florentino Perez është një tifoz i madh i Muriqit, i cili ka shënuar 8 gola në 12 paraqitje në La Liga deri më tani këtë sezon.

Presidenti i klubit e sheh reprezentuesin e Kosovës si dikë që është i ngjashëm me Benzema në fizikun e tij dhe instinktin e golave.

Mallorca e vlerëson Muriqin 20 milionë euro, pavarësisht se 28-vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 38 milionë eurosh.

Klubi është i prirur të mos e shesë atë, por nuk do të qëndrojë në rrugën e tij nëse marrin një ofertë të pranueshme nga Los Blancos.

Nëse Muriqi do t’i bashkohet Real Madridit, me siguri që Mariano Diaz do të largohej nga klubi. 29-vjeçari nuk është pjesë e planeve të Ancelottit dhe është lidhur me një kalim te Lazio në Serie A. /Telegrafi/

Vjen reagimi emocionues i Ronaldos pas eliminimit nga Kupa e Botës

Lëndim i rëndë për Armando Brojën në ndeshje miqësore