Konfirmohen trukimet në futbollin shqiptar, FSHF përjashton tre klube dhe gjyqtarin

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF ka vendosur ditën e sotme përjashtimin për pesë sezone të tre klubeve të Kategorisë së Dytë.

Bëhet fjalë për Bulqiza, Gramshi dhe FC Internacional Tirana dhe dënimin me dy vite të zyrtarit të ndeshjes Bulqiza-Veleçiku, Memet Koçi, për dështim në raportimin e shkeljeve të Kodit të Etikës.

Pas marrjes së informacionit të nevojshëm dhe pyetjen e aktorëve të përfshirë në këto ndeshje, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës gjeti se kishte elementë të paracaktimit të rezultateve sportive, gjë e cila është në kundërshtim me parimet e fair-play-t dhe integritetit të garës.

Çudia në ketë mes është që Internacional Tirana është klubi në pronësi të Ervin Cenollarit njëkohësisht anëtar i Komitetit ekzekutiv të FSHF-së./PS/

Delegohen gjyqtarët e xhiros së 33-të në Superligë, ja kush e drejton derbin Gjilani – Drita

Ancelotti: Jemi të motivuar për ndeshjen ndaj Manchester Cityt, kërkojmë finalen e madhe