Shefi i Shtabit teknik të KF Llapit, Tahir Batatina ka kompletuar stafin e tij përcjellës dhe bashkarisht me futbollistët, me punën dhe angazhimin e tyre do synohet arritja e objektivave të këtij edicioni.
Shtabi teknik i skuadrës së Llapit përbëhet nga: Kryetrajner, Tahir Batatina.
Ndihmës trajnerët që do ta ndihmojnë kryetrajnerin Batatina do të jenë: Fidaim Haxhiu, Sunaj Keqi dhe Burim Zhjeqi
Rolin e trajnerit kondicional që do merret me përgatitjen fizike të futbollistëve dhe gjendjen e tyre do ta ushtroj William Schmidt.
Postin e trajnerit të portierëve dhe punën me ‘gardianët’ e portës sonë do ta vazhdoj trajneri Bekim Mulliqi.
Kurse stafi mjekësor i cili u qëndron pranë futbollistëve në çdo kohë dhe për çdo dëmtim apo shqetësim eventual përbëhet nga: Doktor Afrim Shabani dhe fizioterapeutët, Arianit Krasniqi dhe Art Sopi.