Kompletohet marrëveshja, Mariano Diaz kalon te rivali i Real Madridit

Real Madrid duket se më në fund ka arritur ta largojë sulmuesin Mariano Diaz.

U transferua si ndër lojtarët që do shkëlqente, por assesi nuk e gjeti vetën që tre vite, shpesh herë as nuk u ftua në ndeshjet e Realit, transmeton lajmi.net.

Mariano Diaz i ka dhënë ‘fund’ aventurës te Real Madrid, ngase ka arritur marrëveshje me rivalin, Rayo Vallecano.

Sipas ABC, Reali dhe Vallecano e kanë mbyllur marrëveshjen për Diaz, që do bëhet zyrtare pas pak, ku do mësohen edhe detajet e plota.

Ndërkohë, e tëra që mungon është që edhe sulmuesi të pranojë, derisa dy klubet janë duke provuar ta bindin.

Lirim Kastrati mund të ndryshojë skuadër dhe kampionat

Dhjetë lëvizjet e lojtarëve shqiptarë në dy ditët e fundit në këtë afat kalimtar: Nga Celina e Dajaku te Manaj e Zeqiri