Kompletohen skuadrat gjysmëfinaliste në Kupën e Gjermanisë, asnjë nga skuadrat e mëdha

Red Bull Leipzig është kualifikuar për fazën gjysmëfinale në Kupën e Gjermanisë pasi mposhti me poker Hannover në transfertë. Ata fituan me rezultatin 4-0.

Ishte Nkunku ai që hapi festivalin e golave që në minutën e 17. Do të ishte sërish Nkunku ai që shënoi edhe golin e dytë të takimit dhe dopietën personale. Ndërkohë që Laimer trefishoi gjithçka, përpara se Silva të plotësonte pokerin për Leipzig.

Hamburger ka arritur të kualifikohet ndaj Karsluher edhe pse e pa veten në disavantazh të dy golave. Ata ia dolën të barazonin gjithçka dhë më pas ruleta e penalltive i buzëqeshi vendasve.

90 minutat e rregullta përfunduan në barazim 2-2. Karsluher kaloi në avantazh të dyfishtë me anë të Heise dhe Hofmann. Megjithatë, vendasit u kundërpërgjigjën me dopietën e Glatzel. Ky i fundit baraspeshoi gjithçka pasi e shënoi golin e dytë në minutat e fundit të takimit. Ndërkohë që nga 11-metërshat, ekipi i Hamburger u tregua më i sakt duke fituar me rezultatin 3-2.

Është kualifikuar gjithashtu edhe Freiburg që mposhti Bochumin në minutën e fundit të kohës shtesë falë golit të Sallait.

90 minutat e rregullta të takimit përfunduan me rezultatin 1-1. Petersen kaloi Freiburgun në avantazh në minutën e 51, por pas 13 minutash Polter baraspeshoi gjithçka duke kaluar edhe takimin në kohën shtesë. Ndërkohë kur ndeshja pritet të shkonte drejt 11-metërshave, Sallai u bë heroi i Freiburg duke i dhënë kualifikimin.

Liverpooli pa shumë mund mposhtë Norwichin dhe kalon në çerekfinale të FA Cup

Rrëfimi i Mërgim Vojvodës për karrierën te Torino: Marrëdhënia me trajnerin Juric, ndihma që po i jep Ansaldi dhe futbollisti i preferuar