Kompletohen 16 ekipet e mbetura në garë për Kupën e Kosovës, dihet edhe data e shortit

Dinamo e Ferizajt është skuadra e fundit që ka siguruar kalimin në fazën e 1/8-tës në Kupën e Kosovës, duke kompletuar 16 ekipet e mbetura në garë për trofeun.

Gjatë ditës së sotme u zhvillua ndeshja e fundit e 1/16-tës në Kupën e Kosovës, ku u ndeshen Dinamo dhe Vushtrria.

Fitore shënoi Dinamo me rezultat minimal 1-0 me golin e vetëm të shënuar në minutën e 73-të nga Drilon Sadiku.

Me këtë fitore, Dinamo i bashkohet skuadra të kualifikuara në fazën e 1/8-tës në Kupën e Kosovës.

Të mërkurën, pjesëmarrjen në 1/8-të e finales e kanë siguruar Drita, Ballkani, Feronikeli ’74, Dukagjini, Prishtina, Llapi, Gjilani, Malisheva, 2 Korriku, Vëllaznimi, Trepça ’89 dhe Rilindja.

Prishtina është fitues aktual i Kupës së Kosovës

Të enjten ishte tri ndeshje, ku u kualifikuan edhe Prishtina e Re, Suhareka dhe Vjosa.

Shorti për ndeshjet 1/8 të Kupës së Kosovës në futboll do të tërhiqet më datë 12.12.2023 (e martë) nga ora 12:00 në selinë e FFK-së.

Ndeshjet e kësaj faze pritet të zhvillohen në fillim të shkurtit, atëherë edhe kur fillon sezoni pranveror në futbollin e Kosovës. /Gazeta Olle/

Çmenduria nga Arabia Saudite: Sportisti më i paguar në botë bëhet ylli golfit

Daku dhe Muja u larguan nga Kosova dhe zgjodhën Shqipërinë, presidenti Ademi: Unë u dëshirova suksese