Kompany optimist

Vincent Kompany është i kënaqur me barazimin pa gola ndaj Real Madridit, edhe pse ai ka paralajmëruar se ky është rezultat i rrezikshëm.
Mbrojtësi belg beson se nëse City shënon në ndeshjen e kthimit në Santiago Bernabeu, gjërat do të jenë ndryshe, përcjellë Lajmi.net nga faqja zyrtare e UEFA-së.
“0-0 është një rezultat i rrezikshëm. Që nga momenti që do t’ia dalim të shënojmë në Madrid, gjërat do të jenë ndryshe. Është e vështirë ta mbani portën e paprekur ndaj një ekipi kaq sulmues. Duhet të jemi krenar me atë çfarë kemi arritur në ndeshjen e parë. Ata u munduan të na goditnin në kundërsulme dhe Joe Hart u desht t’i bënte disa pritje nga ndërprerjet”, deklaroi Kompany.