Kompany ngacmon Barcelonën

Vincent Kompany këmbëngul se Manchester City nuk ka arsye për tu frikësuar për ndeshjen kundër Barcelonën dhe beson se një ndeshje si mysafire e Stoke City është më frikësuese se një përballje me gjigandët kataluanas

Manchester City do ta gjejë Barcelonë përsëri përballë pas eleminimit që pësuan vitin e kaluar.  Të dy skuadrat vijnë me fytyra të ndryshme në këtë ndeshje pasi City shkatërroi Newcastlen, ndërsa Barcelona humbi në shtëpi nga Malaga.

“Unë mendoj se aftësia e tyre nuk është që të na dëmtojnë gjatë gjithë ndeshjes.Mund të luash edhe ndeshje më të ashpëra, kur shkojmë në Stoke City, pasi ata kanë një lojë tjetë brenda kësaj loje”, tha Kompany para gazetarëve.

“Ata janë një ekip i posaçëm me lojtarë të veçantë. Ata kanë më shumë lojtarë se sa kushdo tjetër në botë që mund të përfundojë lojë me një prekje magjike”

“Por unë kam ardhur këtu që të luaj kso ndehsje. Në momentin që unë nuk jam i gatshëm për të luajtur në këto lojëra, unë nuk jam në vendin e duhur. Kjo është ajo që unë dua. Neës ne kemi nje ditë të mira mund të kalojmë një natë të veçantë”.