Komiteti Olimpik trajnon sekretarët e federatave sportive

Komiteti Olimpik i Kosovës do të trajnojë sekretarët e federatave sportive në vend në mënyrë që menaxhimi i federative dhe përgjegjësive që kanë sekretarët të ngritët në një nivel me të lartë.

Dhe pikërisht për këtë Komiteti do të mbajë për dy ditë një trajnim ku do të flitet për shumë aspekte të menaxhimit të federative.

Komiteti Olimpik me këto trajnime synon edhe të skanojë gjendjen e federative të vendit, për të parë më pastaj se ku ka nevojë të punohet më shumë.

Ky program trajnimi mbështetet, edhe nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.