Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me KOKSH

Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Komiteti Olimpik Kombëtar i Shqipërisë, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi, përmes të cilit bëhet unifikimi i ngjarjeve sportive të përbashkëta, si kampionatet dhe ngjarjet tjera sportive kombëtare të përbashkëta.
Qëllimi i këtij memorandum është rritja e cilësisë së sportistëve, promovimi, shkëmbimi dhe pikëpamjet mbi çështjet që lidhen me sportin.
Memorandumi u nënshkrua në Tiranë nga presidentët Ismet Krasniqi (KOK) dhe Fidel Ylli (KOKSH), ndërsa të pranishëm ishin edhe drejtuesit e KOK-ut, sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti e nënpresidenti Milaim Kelmendi, si dhe sekretari i përgjithshëm i KOKSH, Gerti Shima.
Drejtuesit e dy Komiteteve Olimpike Kombëtare, janë pritur edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
Presidenti Krasniqi ka falënderuar kryeministrin Rama dhe ministren Manastirliu për pritjen dhe bashkëpunimin e thellë në kandidaturën e fituar të Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, ku në Shqipëri do të zhvillohet sporti i lundrimit, derisa janë shkëmbyer edhe dhurata. /Gazeta Olle/

Ekipi serb nuk ndalet, prezantohen përsëri me këngë nacionaliste për Kosovën

FFK-ja konfirmon shtyrjen e ndeshjeve të Albi Mall Superligës për të hënën