Komisioni për Ankesa ia jep një super-lajm Lecit

Komisioni për Ankesa, i kryesuar nga Afrim Prekazi, ia ka falë një ndeshje Liridon Lecit, mbrojtësit të Hajvalisë.

Sipas raportit të FFK-së, lojtari kishte kapur për fyti vëzhguesin Rasim Gimolli, pas ndeshjes me Dritën, derisa ndodhej në cilësinë e shikuesit, kurse Komisioni Disiplinor e kishte dënuar me vetëm dy ndeshje.

Edhe pse dukej dënim i lehtë i Disiplinorit, Komisioni për Ankesa shtrinë edhe më shumë dorën, duke ia falur edhe një ndeshje. Leci tani ka të drejtë loje në ndeshjen e së dielës me Vushtrrinë.

Ankesa e Hajvalisë ka mbetur e pandryshuar, dhe vendimi për dënim prej 800 eurosh mbetet në fuqi. /Olle