Komisioni Disiplinor të pa kompromis, listë e gjatë e futbollistëve të dënuar me ndalesë loje

Komisioni disiplinor i shkallës së parë ka mbajtur mbledhjen e radhës sot ku shqyrtoi procedurat e hapura na Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 30-të të Superligës dhe xhiros se 24-të në Ligën e Parë.

Më poshtë i gjeni të gjitha vendimet e marra nga Komisioni disiplinor:

VENDIME:

Lojtari i KF KEK-u, Arianit Behrami, me nr.fanelle 1 dhe nr ID 001002M98; në procedurë disiplinore për goditje me bërryl ndaj lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me kartonin e kuq direkt (sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes së Ligës së Parë Grupi ”B”, java 24-t, Ulpiana – KEK-u). Bazuar në nenin 42 paragrafi 1 pika A të Rregullores Disiplinore:
DËNOHET me ndalesë loje për tri (3) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.

Lojtari i KF Trepça, Arlind Syla me nr fanelle 6 dhe nr ID 005357M02, në procedurë disiplinore për përleshje me lojtarin kundërshtar – ndëshkim me karton të kuq direkt, në ndeshjen e Superligës së juniorëve Trepça-Ferizaj. Bazuar në nenin 42 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore:
DËNOHET me ndalesë loje për tri (3) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.

Lojtari i KF Ferizaj, Fatlum Sadiku me nr fanelle 7 dhe nr ID 007146M03 , në procedurë disiplinore për përleshje me lojtarin kundërshtar – ndëshkim me karton të kuq direkt, në ndeshjen e Superligës së juniorëve Trepça-Ferizaj. Bazuar në nenin 42 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore:
DËNOHET me ndalesë loje për tri (3) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.

Lojtari i KF Gjakova, Albion Golaj me nr fanelle 16 dhe nr ID 001883M04, në procedurë disiplinore për fjalosje me gjyqtarin kryesor në ndeshjen e xhiros së 19-të të Superligës së kadetëve në ndeshjen Gjakova-Prishtina, e zhvilluar me 24.04.2021 në Gjakovë. Bazuar në nenin 39 paragrafi 2 të Rregullores disiplinore:
DËNOHET me ndalesë loje për dy (2) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuar nga FFK.

Lojtari i KF Prishtina, Reart Bajrami me nr fanelle 5 dhe nr ID 009323M04 në procedurë disiplinore për fjalosje me lojtarin kundërshtar në ndeshjen e xhiros së 19-të të Superligës së kadetëve në ndeshjen Gjakova-Prishtina, zhvilluar me 24.04.2021 në Gjakovë. Bazuar në nenin 39 paragrafi 2 të Rregullores disiplinore:
DËNOHET me ndalesë loje për dy (2) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuar nga FFK.

Lojtari me nr.20 i KF Trepça, Daut Maxhuni, me nr ID 000891M90, në procedurë disiplinore për ndërhyrje të ashpër nga prapa ndaj lojtarit kundërshtar – ndëshkim me karton të kuq direkt (sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes së Ligës e Parë, Grupi ”A” java 24-t, Liria – Trepça. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore:
DËNOHET me ndalesë loje për dy (2) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuar nga FFK.

Kryetrajneri i KF ”Gjakova” , Gëzim Daka me nr ID 009151M67. Në ndeshjen Vllaznia ( Zhur ) – Gjakova , Liga e Dytë java 25 , zhvilluar me 25.04.2021 në stadiumin ”Përparim Thaqi” në Prizren, ofendon gjyqtarët e ndeshjes për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt.
Bazuar në nenin 39 paragrafi 2 të Rregullores disiplinore:
DËNOHET me ndalesë loje për dy (2) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuar nga FFK.

Hapje e procedurës disiplinore:
-ndaj KF Liria; Lëshim në organizimin e ndeshjes, pas akordimit të penalltisë në minutën e 65-të, persona të paautorizuar hyjnë në fushën e lojës dhe kërcënojnë me jetë gjyqtarët e ndeshjes, si rrjedhojë ndeshja ishte ndërprerë për disa minuta. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes së Ligës së Parë, Grupi ”A” java 24-t, Liria – Trepça. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga zyrtari për siguri i KF ”Liria”, deri më datë 29.04.2021 ora 13:00.

-ndaj përfaqësuesit për siguri i KF Liria, Fatmir Gërmizaj. Pas akordimit të penalltisë në minutën e 65-të, hynë në fushën e lojës pa lejen e gjyqtarit. Po ashtu edhe pas përfundimit të ndeshjes fyen dhe kërcënon gjyqtarët e ndeshjes si dhe organet e FFK-së. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes së Ligës së Parë, Grupi ”A” java 24-t, Liria – Trepça. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga zyrtari për siguri i KF ”Liria”, deri më datë 29.04.2021 ora 13:00.

-ndaj drejtorit sportiv të KF-Liria, Durak Thaqi, ID.nr.000177M61; motivi: Pas akordimit të penalltisë në minutën e 65-të, hyn në fushën e lojës dhe kërcënon me jetë gjyqtarët e ndeshjes, si rrjedhojë ndeshja ishte ndërprerë për disa minuta. Po ashtu edhe pas përfundimit të ndeshjes ofendon të njëjtit. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes së Ligës së Parë, Grupi ”A” java 24-t, Liria – Trepça. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga personi i lartpërmendur deri më datë 29.04.2021 ora 13:00.

-ndaj kryetarit të KF Liria, Qemajl Krasniqi; motivi: Pas përfundimit të ndeshjes, rrugës për në zhveshtore, ofendon dhe kërcënon treshen e gjyqtarëve. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes së Ligës së Parë, Grupi ”A” java 24-t, Liria – Trepça. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga i lartpërmenduri deri më datë 29.04.2021 ora 13:00.

-ndaj lojtarit të KF ”Vllaznia”–Zhur , Mentor Thaqi me nr fanelle 5 dhe nr ID 003523M99. Tentim kacafytje me trajnerin mysafir Gëzim Daka në ndeshjen Vllaznia ( Zhur ) – Gjakova , Liga e Dytë java 25 , zhvilluar me 25.04.2021 në stadiumin ”Përparim Thaqi” në Prizren. Bazuar në raportet e zyrtare lojtari Mentor Thaqi: PEZULLOHET pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklaratë shtesë nga i lartpërmenduri deri më datë 29.04.2021, ora 13:00.

-ndaj FC ”Ballkani ” në procedurën të iniciuar disiplinore nga Komisioni i Garave i FFK, për deklaratë publike ofenduese drejtuar organeve të FFK-së, përmes akuzave të pa vërteta, përdorimin e termave paushalle dhe të pa argumentuara (kalkulim dhe manipulim), lidhur me ecurinë e ndeshjeve, me çka shkel dispozitat e kodit të sjelljes sportive. Kërkohet nga FC ”Ballkani” që në komisionin disiplinor të deponojë fakte dhe argumente për rastin e hapur. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet: Deklaratë plotësuese nga FC ”Ballkani”. Afati deri më 29.04.2021 ora 13:00.