Komisioni Disiplinor i FFK-së dënon trajnerin e Drenicës, Tahir Lushtaku, e pëson edhe FC Vushtrria

Komisioni Disiplinor i FFK-së pasi ka analizuar procedurat disiplinore të hapura nga Komisioni i Garave, ka marrë vendim për ta dënuar trajnerin e Drenicës, Tahir Lushtakun.

Përmes një komunikate, ky komision ka bërë publike vendimet e marra, por edhe mundësinë se kur mund të reagojnë palët e përfshira në të.

Komunikata e plotë e FFK-së:

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 07.09.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së dytë të BKT Superligës dhe xhiros së parë të VIVA FRESH Ligës së Parë Grupi A dhe Grupi B, edicioni 2021-2022 si dhe të javës së parë të Ligës së Parë të konkurrencës së femrave. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjes dhe incizimeve televizive mori këto:

VENDIME

Kryetrajneri i KF Drenica, Tahir Lushtaku, në minutën e 83-të në ndeshjen Dukagjini-Drenica hynë në fushë dhe fyen rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor. Bazuar në nenin 42 paragrafi 2 pika C të Rregullores disiplinore;

Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos udhëheqje të ekipit, sipas radhës të organizuar nga FFK.

FC ”Vushtrria” , me procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e Komisionit të Garave, për lëshim në organizimin e ndeshjes së javës së parë të VIVA FRESH, Liga e Parë – Grupi B, Vushtrria-Vitia, zhvilluar në stadiumin ”Ferki Aliu ” në Vushtrri, ku disa shikues të FC ”Vushtrria”, kanë hedhur shishe në drejtim të lojtarëve mysafirë dhe si pasojë janë lënduar disa lojtarë të KF ”Vitia”. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes. Bazuar në nenin 53 paragrafi 1 pika B i Rregullores disiplinore;

Dënohet me 2 (dy) ndeshje në fushën e vetë pa praninë e shikuesve, sipas radhës të organizuar nga FFK.

KËSHILLA JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 3 (tri) ditëve nga data e sjellje së këtij vendimi; datë 07.09.2021, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 07.09.2021

Komisioni disiplinor; shkalla e parë,

Kryetar: Metë Çeku

Federata e Spanjës poston një video të mrekullueshme të stadiumit “Fadil Vokrri”

Rubiales falënderon presidentin Ademi për mikpritjen e ngrohtë