Komisioni disiplinor dënon Tahir Batatinën, ja sa ndeshje do t’i mungojë Llapit në stol

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 01.09.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave.

Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive, komisioni disiplinor dënoi trajnerin e Llapit, Tahir Batatinën, me dy ndeshje ndalesë, shkruan Gazeta Olle.

Deri te ky vendim erdhi pasi Batatina u ndëshku me karton të kuq direkt në ndeshjen ndaj Dritës.

Vendimi i plotë nga Komisioni disiplinor: 

Kryetrajneri i FC Llapi Tahir Batatina: Në minutën e 86 në ndeshjen Drita –Llapi është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore; DËNOHET me ndalesë për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuar nga FFK.

Për këtë vendim, skuadra e Llapit ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë, në afat prej tri ditëve.

/Gazeta Olle/

Rashani para ndeshjes me Gjeorgjinë: Unë jam duke kaluar formë të mirë dhe jam gati për fitore, ashtu siç janë edhe pjesa tjetër e ekipit

Futbollisti i Ulpianës dënohet me dy ndeshje moslojë nga Komisioni disiplinor