Komisari i Garave, procedurë disiplinore ndaj Vushtrrisë dhe Krasniqit

Komisari i Garave i ka iniciuar procedurat e radhës disiplinore, ku në ‘listën e zezë’ janë futur tri raste.

Fillimisht, klubi i Kosovës së Vushtrrisë është futur në procedurë për shkak të sjelljes josportive të tifozëve në ndeshjen ndaj Prishtinës.

Në procedurë janë edhe Besnik Krasniqi i Istogut (për fyerje ndaj gjyqtarit kryesor) si dhe Petrit Tahiri i Kosovës (për shkak të kartonit të kuq).