Komisari i Garave iu çon selam klubeve

Komisari i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës, Ismet Ahmeti, iu ka dërguar një selam klubeve.

Ai ua bënë me dije, se ndeshjet e mesjavës në kuadër të Kupës së Kosovës, nuk do të shtyhen.

Madje, porosia e tij është të heqin borën, në mënyrë që të mos marrin ndonjë dënim.

“Me rregullore klubet e kanë për obligim të heqin borën, dhe ato duhet ta bëjnë një gjë të tillë, sepse sipas informative borë nuk pritet të ketë në ditët në vijim. Prandaj, ndeshjet mund të shtyhen vetëm nëse në ditën e takimit ka të reshura atmosferike”, thotë Ahmeti për Gazetën Olle.

“Para se të shtyhej java 18, disa fusha i kam vizituar edhe vetë. Këtë herë kemi të bëjmë me katër fusha, dhe ato mund të pastrohen”, shtoi ai.

Ahmeti përmend një rast të para 10 viteve kur klubi i Besës së Pejës, kishte hequr borën. “Në edicionin 2005/2006 kishte rënë 1 metër borë në Pejë, por për dy ditë e dy netë kryesia e klubit pati hequr borën për të luajtur me Prishtinën”, kujton zyrtari i Besës.

Kupa nis me derbin e së martës, Trepça – Trepça ’89, kurse të mërkurën janë katër takime tjera. (Gazeta Olle)