Komenti në Facebook që bashkoi futbollistët e Kombëtares  

Super-goli i Alban Mehës së Paderbornit ndaj Hannoverit, është postuar në faqen zyrtare në Facebook të Digjitalb. Ka mjaftuar një koment nga faqja e Kombëtares së Shqipërisë, që të rreshtohen komente të shumta me gishtin e madh të dorës ngafutbollistët kuqezi.

Replikat kanë ardhur nga kapiteni Lorik Cana, Ermir Lenjani, Armando Sadiku, Jahmir Hyka e të tjerë. Një koment i llojit të tillë u bë trend, pasi që më pas qindra fansa replikuan në mënyrë të njëjtë. /Gazeta Olle.

Untitled